KQZ plotëson KZAZ-të

06/03/2011 21:10

Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Disa ditë më parë KQZ kishte vendosur të plotësonte vendet vakante në këto komisione, pasi Partia Socialiste dhe ajo e Bashkimit të të Drejtave të Njeriut nuk kishin dërguar në Komisionin Qendror, emrat e komisionerëve të tyre në KZAZ-të e vendit.

Ky vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të plotësuar këto vende pas skadimit të afatit, me komisionere apartiakë nga radhët e shoqërisë civile, shkaktoi reagimin e partive të opozitës që akuzojnë komisionin për njëanshmëri dhe që e arsyetojnë mosdërgimin e emrave të komisionerëve të tyre, me ekzistencën e skenarëve në dëm të opozitës.

Pas këtij vendimi priten edhe reagime nga opozita, ndërsa në rolin e ndërmjetësuesit për zgjidhjen e kësaj cështjeje kishte hyrë edhe OSBE-ja.     

Top Channel