Jemen, presidenti refuzon largimin

06/03/2011 11:05

Presidenti i Jemenit, Ali Abdullah Saleh, ka refuzuar kërkesën e opozitës për të lënë postin e tij duke konfirmuar se do të qëndrojë deri në fund të mandatit, në vitin 2013.

Manifestimet kundër regjimit të presidentit Saleh, i cli është në pushtet që prej 32 vitesh, kanë filluar në janar të këtij viti.

Departamenti i Shtetit i SHBA-së u ka kërkuar amerikanëve që të evitojnë udhëtimet në Jemen dhe ka ftuar ata që ndodhen në këtë vend që të largohen sa më parë.

 

 

Top Channel