Japoni, mori 440 euro, iken ministri

06/03/2011 17:30

Një ministër japonez ka dhënë dorëheqjen për vetëm 440 euro. Ministri i Jashtëm, Seiji Maehara, i konsideruar si lideri i ardhshëm i demokratëve në pushtet, u largua pas kritikave se kishte pranuar donacion nga një shtetase e huaj.

Largimi i Maehara është një goditje e rëndë për shefin e ekzekutivit dhe partinë e tij demokratike në pushtet që prej 2009-s. Kreu i qeverisë po lufton për të mbajtur postin e për të shmnagur zgjedhjet e parakohëshme ndërsa vazhdon të tentojë dekretimin e faturave të buxhetit në parlamentit thellësisht të përcarë të vendit.

Maehara pohoi të premten se ka marrë donacione nga një rezidente koreane në Japoni, por pa e ditur këtë fakt.

Pranimi i donacioneve prej politikanëve japonezë nga shtetas të huaj, nëse bëhet qëllimisht, konsiderohet i paligjshëm, si mënyrë për të ndalur influencën e huaj në politikën e brendshme.

Opozita insistoi fort për largimin e shefit të diplomacisë, megjithëse shuma për të cilën ministri u stigmatizua prej saj është tepër modeste, vetëm 440 euro.

Top Channel