Gedafi: Nëse unë bie, Europa “pushtohet”

06/03/2011 13:45

Muamar Gedafi ka dhënë një intervistë për të përjavshmen franceze Le Journal du Dimanche duke paralajmëruar Europën për rreziqet në rast se ai do të largohet nga pushteti.

“Mijëra persona të ardhur nga Libia do të “pushtojnë” Europën dhe nuk do jetë askush për t’i ndaluar. Nëse më kërcënojnë dhe destabilizojnë vendin do të ketë kaos dhe Europa do të përballet me problemin e imigracionit”, u shpreh Gedafi.

Gjithashtu, lideri libian paralajmëroi se nëse ai largohet, Bin Laden do të vijë në Afrikën Veriore: “Bin Ladenin do ta keni në prag të derës. Xhihadi do të jetë përballë jush, në Mesdhe. Do të ketë akte piraterie vetëm 50 kilometra larg kufirit tuaj. Do të ishte një katastrofë botërore dhe unë nuk do të lejoj që kjo gjë të ndodhë.”

 

Top Channel