Egjiptianët sërish në protesta

06/03/2011 21:20

Ushtria egjiptiane ka përdorur armët e zjarrit për të shpërndarë një protestë në Kajro.

Manifestuesit u përpoqën të hynin me dhunë në një ndërtesë të përdorur nga organzet e sigurisë në vend, mjaft pranë ambasadës amerikane. Ushtria ka qëlluar disa herë me armë zjarri, por nuk raportohen viktimat.

Sipas njoftimeve nëpër blogje të ndryshme online qindra vetë janë arrestuar dhe në disa lagje të Kajros mbizotëron kaosi ku banda të armatosura grabisin njerëzit në rrugë.

Top Channel