Atentat në Afganistan, 12 të vdekur

06/03/2011 13:30

12 civilë kanë vdekur pas shpërthimit të një bombe të vendosur në rrugë nga rebelët afganë.

Bomba shpërtheu kur po kalonte mjeti me të cilin po udhëtonin civilët.

Viktimat janë pesë burra, pesë gra dhe dy fëmijë.

Atentati ka ndodhur në Paktika, në kufi me Pakistanin.

Një zëdhënës i qeverisë ka saktësuar se përveç viktimave, shpërthimi ka shkaktuar edhe pesë persona të tjerë të plagosur.

 

Top Channel