Pakistan, tjetër vrasje për blasfemi

05/03/2011 18:10

Blasfemia është kthyer në një fenomen vdekjeprurës në Pakistan, ku sa vjen dhe rritet numri i vrasjeve që kanë këtë sfodn.

Ditën e sotme, një pakistanez i dënuar për këtë akuzë por i liruar pak kohë më parë, është vrarë nga persona të armatosur në periferi të Raualpindit.

Mohammed Imran ishte liruar nga një gjykatë lokale për mungesë provash dhe ndodhej në një dyqan kur trupi i tij u përshkua nga një breshëri plumbash, të qëlluar nga një grup personash me fytyrë të zbuluar.

Atentati ka ndodhur vetëm dy ditë pas vrasjes brutale të ministrit të Pakicave, Shahbaz Bhatti.

Top Channel