Libia përçan Italinë me BE-në dhe SHBA-në

05/03/2011 13:50

Çështja libiane rrezikon të krijojë një hendek të thellë në marrëdhëniet midis Italisë dhe BE-së e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, lajmëroi gjatë drekës BBC.

Brukseli dhe Uashingtoni lajmëruan gjatë mëngjesit masa të mëtejshme për ngrirjen e çfarëdo lloj aseti libian, por Roma është shprehur se nuk do të ndjekë këtë qëndrim.

Italia, e cila ka përfituar ndër vite nga raportet e mira me kolonelin Gaddafi, ka në dorën e saj 10% të rezervave energjitike të Libisë.

Italianët janë të frikësuar se ngrirja e aseteve libiane nga ana e tyre do të sillte si kundërpërgjigje prishjen e njëanshme të shumë kontratave të leverdisshme.

Nëse kjo do të ndodhë, për Romën zyrtare do të përkthehet si një humbje e statusit të privilegjuar në Libi, ndërsa puna e saj diplomatike do të duhet të niste edhe një herë nga fillimi me qeverinë e re që mund të instalohet, nëse Gaddafi do të rrëzohet.

Top Channel