Libi, rreth 100 të vdekur në disa orë

05/03/2011 14:30

Rreth 100 persona kanë humbur jetën që prej mëngjesit deri në mesditëm e sotme në Libi, në atë që mund të jetë dita më e përgjakshme që prej fillimit të protestave.

Korrespondeti i BBC-së nga qyteti e Zavijës, ku u zhvilluan pesë orë luftime të përgjakshme, citoi burime spitalore në dhënien e shifrës së 60 të plagosurve dhe disa dhjetëra të vdekurve, të regjistruar në ambientet e morgut.

Disa dhjetëra të tjerë, të vrarë brenda një xhamie dhe midis 10-20 viktimave të besuara të forcave qeveritare, nuk janë përfshirë në këtë llogaritje.

Përsëri sot, të paktën 37 persona mbetën viktimë e shpërthimeve në një depo municioni në Bengazi, ndërsa 12 të tjerë u vranë në sulmin e suksesshëm të rebelëve ndaj qytetit të Ras Lanufit.

Vazhdojnë të qarkullojnë raporte shqetësuese për përgatitjen e një ofensive të re ndaj Zavijës, ku të paktën 11 tanqe dhe disa qindra ushtarë janë afruar deri në 3 km nga qyteti nga të gjitha anët.

Top Channel