Libi, evakuohen 35 mijë punëtorë kinezë

05/03/2011 14:10

Një komunikatë e Ministrisë së Jashtme Kineze lajmëroi gjatë drekës për evakuimin me sukses të secilit prej 35 mijë shtetasve të saj në Libi.

Njëkohësisht, informohej se 20 mijë prej tyre, pothuajse të gjithë punëtorë në kompanitë e naftës, kanë mbërritur ndërkohë në shtëpitë e tyre në Kinë.

Avionët e fundit me shtetas kinezë do të mbërrijnë në vend më vonë gjatë ditës. Komuniteti kinez në Libi ishte më i madhi, midis të gjithë komuniteteve të tjera të huaja.

Pekini përdori avionët ushtarakë, anije luftarake dhe anije të tjera linje, për të evakuar të gjithë punëtorët.

Ndryshe nga Kina, disa vende perëndimore janë ende duke u përpjekur pa sukses që të nxjerrin nga vendi të gjithë punëtorët e tyre.

Top Channel