Egjipt, protesta kundër policisë sekrete

05/03/2011 20:55

Protestuesit egjiptianë kanë marshuar drejt selisë qendrore të policisë sekrete në Kajro, duke kërkuar shpërbërjen e organizatës.

Ata thonë se oficerët po shkatërrojnë dokumente që mund të përdoren në gjyq për të provuar shkeljen e të drejtave të njeriut.

Ditën e premte, rreth 200 protestues bastisën zyrat e agjencisë në Aleksandri, pasi policia hapi zjarr ndaj disave prej tyre.

Nga protestuesit, të cilët në shkurt rrëzuan nga pushteti presidentin Hosni Mubarak, është kërkuar heqja dorë nga përdorimi i dhunës.

Policia sekrete në Egjipt, e cila ka rreth 100 mijë të punësuar dhe një rrjet të gjerë informatorësh, është akuzuar për abuzim të të drejtave të njeriut, përfshirë këtu tortura dhe burgime.

Top Channel