PS: Basha, ndëshkimi më 8 maj

04/03/2011 13:50

Partia Socialiste ka deklaruar se në zgjedhjet lokale të 8 majit kandidati i “regjimit” për kryeqytetin do të marrë përgjigjen e merituar.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PS Megi Ajtyresa është shprehur se në krye të Ministrisë së Brendshme s’mund të rrijë më një ministër “i dështuar”.

“Ministri më i dështuar në krye të policisë, Luli, do të jetë kandidati i regjimit për bashkinë e Tiranës. Por ky do të jetë rasti më i mirë për t’i treguar vendin atij dhe qeverisë, që vodhi votat për të vazhduar të vjedhë”, ka pohuar Ajtyresa.

Top Channel