Revoltat arabe, Klinton kundër Iranit

03/03/2011 02:20

Shtetet e Bashkuara akuzojnë Iranin se ndodhet në kontakte të drejtpërdrejta ose të tërthorta me forcat opozitare në vendet e Lindjes së Mesme, në përpjekje për të ndikuar në rrjedhën e ngjarjeve në to.

Gjatë një fjalimi para Senatit amerikan, Sekretarja Hillari Klinton tha se Teherani po përpiqet të influencojë tek rrjedha e ngjarjeve, për t’i patur ato në favor të interesave të tij, në shtete si Egjipt, Bahrein e Jemen, vende këto të përfshira në protesta masive anti-qeveritare që në Egjipt sollën largimin e ish-presidentit Mubarak.

Kjo ishte “mësymja” e parë e Uashingtonit kundër Republikës Islamike përsa i përket protestave dhe situatës në Lindjen e Mesme, ndërkohë që më parë, Teherani zyrtar i quajti këto protesta si të nxitura e të frymëzuara nga Shtetet e Bashkuara.

Top Channel