Bangladesh, Yunus apel në Gjykatën e Lartë

03/03/2011 08:25

Ekonomisti dhe fituesi i Çmimit Nobel për Paqen, Muhammad Yunus ka paraqitur një apel në Gjykatën e Lartë, pas vendimit të Bankës Qendrore të Bangladeshit për ta hequr nga detyra e drejtorit të përgjithshëm të Grameen Bank, e themeluar nga ai 30 vjet më parë.

Qeveria që ka 25% të aksioneve të Grameen Bank, është kundër proçedurave që Yunus zhvilloi për t’u rizgjedhur në emërimin e tij të fundit në 2000, si drejtor ekzekutiv.

Sipas autoriteteve, nuk është kërkuar aprovimi i Bankës Qendrore.

Top Channel

BILETA Portokalli - Bileta