Irani sfidon SHBA-në për Ngushticën e Hormuzit, plani për tarifat ndez përplasje të re globale
Hetuesit ushtarakë amerikanë, ngarkuan ndaj Bradly Manning, të akuzuari për nxjerrjen e sekreteve për Ëikileaks, me 22 akuza të reja, ku përfshihet edhe ajo e ndihmës për armikun, akuzë për të cilën jepet dënimi kapital, vdekja.
Mes akuzave është gjithashtu edhe ajo e pëdorimit të paautorizuar të një software në kompjuterat e administratës për të shkarkuar informacion të klasifikuar duke i vënë ato në shërbim të ‘armikut’. Por prokurorët thanë për mediat amerikane, se ndaj Manning nuk do të kërkojnë dënimin kapital.
Manning mbahet në një burg ushtarak në Virxhinia. Ai është i dyshuari kryesor për publikimin e disa videove dhe mbi 150 mijë dosjeve sekret të diplomatëve amerikanë, duke i vënë ato në shërbim të Wikileaks, që do të shkaktonte për disa muaj me radhë furtunë në qarqet diplomatike të Uashingtonit.
Ish-ushtaraku amerikan, që gjatë shërbimit të tij ka punuar si analist i inteligjencës, u ngarkua fillimisht në muajin maj të vitit të shkuar me 12 akuza.
Top Channel