Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Erëra të forta dhe stuhi me rërë kanë detyruar pezullimin e kërkimit të trupave dhe nisjen e rindërtimit, në qytetin neozelandez të Kristçërçit.
Drejtuesi më i lartë i policisë në qytet, Dave Cliff, paralajmëroi ndërkohë të afërmit e viktimave, se nuk do të jetë e mundur të rikuperohen të gjithë trupat e të ndjerëve.
Një tërmet me magnitutë 6,3 të shkallës rihter goditi një javë më parë qytetin me 400 mijë banorë, në ishullin e Oqeanit Paqësor.
Numri zyrtar i viktimave është 160, por pritet që bilanci përfundimtar të jetë midis 250-300 viktimave. Kostoja e rindërtimti të qytetit të dytë më të madh në Zelandën e Re pritet të jetë disa miliarda euro.
Top Channel