Pakistan, vritet ministri i Minorancave

02/03/2011 08:55

Ministri pakistanez i Minorancave, Shahbaz Bhatti, është vrarë sot gjatë një shkëmbimi zjarri në Islamabad.

Ai ishte shprehur pro lirimit të Asia Bibi, gruaja e dënuar me vdekje për blasfemi.

Ministri është sulmuar kur ishte duke dalë nga shtëpia për të shkuar në punë.

Ai ishte shprehur muajt e shkuar pro një reforme të Legës Islamike mbi blasfeminë.

I transportuar në spital, Bhatti ka humbur jetën për shkak të plagëve të marra.

Top Channel