OKB vlerëson luftën e Kolumbisë ndaj drogës

02/03/2011 17:00

Bordi Ndërkombëtar i Kontrollit të Narkotikëve vlerësoi pozitivisht luftën e autoriteteve kolumbiane ndaj karteleve, ndërsa hoqën vendin nga lista e vendeve që kanë nevojë për një vëmendje të veçantë.

Në raportin e publikuar sot shkruhej se Kolumbia mbetet ende prodhuesi më i madh i kokainës në botë, por lufta ndaj drogës ka dhënë efekt në shkurtimin e ndjeshëm të eksporteve.

Institucioni, i cili është një strukturë e ngritur prej Organizatës së Kombeve të Bashkuara, vlerësoi përpjekjet e vendit amerikanojugor, duke thënë se forcimi i instucioneve dhe sistemit gjyqësor ka inkurajuar forcimin e luftës kundër krimit të organizuar.

Top Channel