Libi, rebelët zmbrapsin ushtrinë nga Brega

02/03/2011 18:00

Forcat rebele kanë zmbrapsur një tentativë të ushtarëve të Muammar Gaddafi-t për të rimarrë qytetin e Bregës.

Sipas mediave ndërkombëtare, besnikët e diktatorit janë detyruar të tërhiqen pas disa orë luftimesh.

Korrepondenti i BBC-së në qytet konfirmon se festime janë duke u zhvilluar, ndërsa nuk dihet bilanci i viktimave të luftimeve.

Brega është një qytet me një rëndësi të veçantë strategjike. Ai ndodhet në rrugën kryesore që lidh Tripolin me pjesën lindore të vendit, përfshi Bengazin dhe Al-Bajdën, qytetet e dyta dhe të treta më të mëdha të vendit, në duart e protestuesve.

Gjithashtu, në afërsi të Bregës ndodhet një rafineri nafte dhe një fushë e pasur naftëmbajtëse.

Top Channel