Libi, Gheddafi rishfaqet në publik

02/03/2011 13:00

Lideri libian, Muammar Gheddafi është rishfaqur në publik, duke rrethuar mbështetësit e tij. Gjatë fjalimit të mbajtur, ai ka deklaruar se “e ardhmja e Libisë është në duart e popullit libian”.

Ndërkohë sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Arabe, Amr Mussa, e ka cilësuar si tragjike situatën në vend.

“Nuk duhet ta pranojmë dhe duhet të mbështesim popullin libian që po vuan shumë në rrugën e tij drejt lirisë”, theksoi ai.

Top Channel