Tiranë, përurohet qendra e tatim-pagesave

01/03/2011 11:15

Është përuruar sot në Tiranë qendra e re e tatim-pagesave, e cila pritet të sjellë një sërë lehtësish për bizneset që duhet të shlyejnë detyrimet e tyre.

Ministri i Financave, Ridvan Bode, në fjalën e tij gjatë ceremonisë së përurimit ka vlerësuar se hapja e kësaj qendre është një tjetër hap i rëndësishëm i qeverisë.

“Kjo qendër është krijuar sipas teknologjive më të fundit dhe praktikave më të mira. Ajo përfaqëson një hap tjetër në përmbushjen e objektivave tanë për një administratë më të mirë. Ajo do të jetë shembull për rajonin. Kjo qendër ofron një gamë të gjerë për bizneset, të cilat do të mund ta kontaktojnë me telefon dhe internet”, ka deklaruar Bode.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryeministri Sali Berisha dhe ambasadori amerikan në Tiranë, Alexander Arvizu, të cilët e vlerësuan si shumë të rëndësishme qendrën e re.

Top Channel