Libi, nisen dy anije lufte amerikane

01/03/2011 21:45

Dy anije lufte amerikane po lëvizin drejt Libisë. Pentagoni nuk ka saktësuar se cilat janë, por ka saktësuar se aktualisht janë të impenjuara në zonën e Detit të Kuq dy anije lufte: një aeroplanmbajtëse me motor bërthamor dhe një helikoptermbajtëse e pajisur me mjete amfibe.

Burime anonime të Pentagonit kanë bërë të ditur se një prej dy mjeteve është USS Kearsarge, e pajisur me helikopterë dhe mjete amfibe me qindra marinsa në bord dhe që mund të impenjohet për “lloje të ndryshme misionesh”.

Top Channel