Oman, protestuesit bllokojnë rrugët

28/02/2011 17:55

Protestuesit bllokuan rrugët e Omanit, në ditën e tretë të protestave për reforma politike, në shtetin e Gjirit Persik.

Me qindra persona bllokuan rrugët e Soharit, qytetit më të madh industrial të vendit, ndërsa forca të shumta policia ruanin turmën nga pranë, raportoi gjatë pasdites BBC.

Në protesta pati shfaqje të dhunës, me një supermarket që u plaçit, përpara se t’i vihej flaka, ndërsa prona shtetërore është dëmtuar gjithashtu.

Protesta vjen vetëm një ditë pasi Sulltani i Omanit, Qaboos bin Said, premtoi reforma për krijimin e më shumë vendeve të punës, në vendin me 2,9 milionë banorë.

Sulltanati i ndodhur në pjesën jugore të Gadishullit Arabil është shteti i fundit arab, ku kanë filluar lëvizje të fuqishme me karakter demokratik.

Top Channel