Partia që fitoi zgjedhjet parlamentare të një jave më parë në Irlandë, Fine Gael, nisi sot bisedimet, me ata që mund të jenë partnerët e saj të ardhshëm në koalicionin qeverisës.
Me 75 vende të fituara në parlament, forca politike më e fuqishme e vendit mbeti shumë pranë fitimit të mazhorancës.
Sipas BBC-së, besohet se Fine Gael do të formojë një koalicion qeverisës me Partinë Laburiste, e cila përfundoi e dyta në zgjedhje, përpara forcës politike Fianna Fail, në pushtet e vetme apo nëpërmjet koalicioneve në 14 vitet e fundit.
Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që koalicioni të formohet edhe me një pjesë të deputetëve të pavarur, të cilët fituan shumë vende në këto zgjedhje.
Kriza e thellë ekonomike dhe kredia e debatueshme prej 85 miliardë eurosh që është marrë prej Bashkimit Europian do të jenë në krye të axhendës së ardhshme të Dublinit zyrtar.
Top Channel