Brazil, karnavalet, 16 të vdekur

28/02/2011 14:00

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën në një aksident gjatë një feste karnavalesh në juglindje të Brazilit.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat braziliane.

Ngjarja ka ndodhur në shtetin brazilian të Minas Gerais.

Mediat lokale, duke iu referuar skuadrave të ndihmës së shpejt, bëjnë të ditur se një kavo e tensionit të lartë ka rënë në kontakt me një nga mjetet e karnevales.

Top Channel