Tunizia nuk gjen qetësi

27/02/2011 16:55

Tunizia nuk po gjen paqe. Protestat në vendin afrikan, edhe pas rrëzimit të ish-presidentit Ben Ali dhe krijimit të qeverisë së Unitetit Kombëtar, cuan në dorëheqjen e kryeministrit Mohamed Ganuci.

“Si qytetar dhe jo si kryeministër mendoj se populli duhet të thotë fjalën e tij lirisht. Kjo dorëheqje është në shërbim të Tunizisë dhe të revolucionit. Morëm masa duke arrestuar autorët e sabotimit për t’i cuar përpara drejtësisë e për të zbuluar se cfarë e kush i nxiti aktet e tyre. Unë nuk jam një njeri i raprezaljeve”, deklaroi në një intervistë televizive Ganuci në përfundim të së cilës ai nënvizoi rëndësinë që vendit t’i jepet një kushtetutë e re e zgjedhje të lira.

Ish-kryeministri tunizian, u caktua në postin e udhëheqjes së qeverisë së Unitetit Kombëtar pas trazirave që cuan në largimin e Ben Alisë. Por vijimi i protestave me karakter ekonomik dhe sabotimi i punës në shumë sektorë vitalë të ekonomisë vendase, detyruan Ganucin të japë dorëheqjen.

Top Channel