Ndryshon qeveria në Francë

27/02/2011 21:40

Ashtu sic edhe pritej, presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka emëruar në postin e Ministrit të Jashtëm, ish-ministrin e Mbrojtjes, Alain Juppe.

Gjatë një interviste televizive, Sarkozi njoftoi se ministrja e larguar, Alliot-Marie do të zëvendësohet nga 65 vjecari Juppen. Por presidenti francez refuzoi të komentojë akuzat e publikuara nga mediat franceze për ish-ministren Alliot-Marie dhe për lidhjet e saj me regjimin tunizian.

Alliot-Marie qendroi në detyrë vetëm 3 muaj.

Ndërkohë, vendin e lënë bosh në Ministrinë e Mbrojtjes, do të marrë Gerard Longuet, një bashkëpuntor i hershëm i Sarkozisë dhe kreu i partisë së tij në Senat.

Lëvizje ka patur edhe në Ministrinë e Brendshme ku Claude Gueant do të zëvendësojë Brice Hortefeux, lëvizje kjo që shumë analistë vendas e cilësojnë një përpjekje të Sarkozy për të fituar besimin e francezëve në fushën e sigurisë, në vigjilje të zgjedhjeve presidenciale të 2012, ku Sarkozy pritet të rikandidojë.

Top Channel