Ministrja e Jashtem franceze jep dorëheqjen

27/02/2011 19:45

Ministrja e Jashtme franceze Mishel Alio-Mari dha dorëheqjen pas akuzave për lidhjet e saj me ish-regjimin tunizian.

Duke shpallur largimin, përmes një letre drejtuar presidentit Nikolas Sarkozi, ajo tha se nuk ka kryer asgjë të keqe.

Një politikane konservatore veterane, ajo mbajti postin e kreut të diplomacisë franceze për tre muaj. Ajo u kritikua shumë kohët e fundit se i ofroi ndihmë për të shypur protestat në Tunizi.

Zbulimi i lidhjeve mes familjes së saj dhe ish-regjimit të Zine Al Abidine Ben Ali dhe fakti se ajo ndodhej për Krishtlindje në Tunizi gjatë protestave, e lëkundi postin e saj.

Ka zëra, që në postin e Ministrit të Jashtëm, presidenti Sarkozi do të caktojë Ministrin e Mbrojtjes, Alen Zhupe. Ai ishte Ministër i Jashtëm dhe kryeministër në vitet 1990. Në vitin 2004 u dënua për keqmenaxhim të fondeve publike. Zhupe u kthye në qeveri si Ministër i Mbrojtjes në nëntor të vitit 2010, kur Mishel Alio-Mari kaloi në Ministrinë e Jashtme.

Top Channel