Libi, opozita krijon Këshillin Kombëtar

27/02/2011 18:05

Kundërshtarët e Gedafit njoftuan formimim e Këshillit Kombëtar të Libisë baza e të cilit ndodhet në lindje të vendit, territor i kontrolluar nga manifestuesit.

Në një deklaratë të publikuar për mediat, një zëdhënës i opozitës në Libi, tha se nuk bëhet fjalë për një qeveri ‘ad interim’, por për produkt të revolucionit dhe të forcave të tij, që shpejt do të marrin në dorë kontrollin e të gjithë vendit.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se nuk ka më hapësira për bisedime me Gedafin.

Top Channel