Libi, Ashton: Represioni do të ketë pasoja

27/02/2011 14:45

Represioni i Gaddafit në Libi do të ketë pasoja.

Kështu është shprehur Catherine Ashton, përfaqësuesja e Bashkimit Europian për politikën e jashtme,.

Gjithashtu, Ashton ka kërkuar përfundimin e menjëhershëm të dhunës në Libi.

“Dhunimi i të drejtave të njeriut duhet të përfundojë menjëherë”, theksoi Ashton.

“Mosndëshkimi i krimeve ndaj civilëve nuk do të tolerohet”, shtoi ajo.

 

Top Channel