Britania: Të largohet Gedafi

27/02/2011 20:00

Sekretari i Jashtëm britanik, William Hague duke shprehur qendrimin e qeverisë britanike ka deklaruar se ka ardhur momenti që lideri libian të largohet nga pushteti.

“Shpresa më e mirë që Libia të dalë nga kjo situatë është largimi kolonel Gaddafit” ka thënë Hague gjatë një emisioni politik në BBC.

Gjithashtu Hague ka deklaruar se Britania e Madhe i ka hequr c’do lloj imuniteti diplomatik liderit libian.

Gjatë këtij emisioni në BBC Hague për herë të parë konfirmoi se ish-kryeministri Toni Bler gjatë ditëve të fundit ka zhvilluar disa biseda telefonike me Muamar Gadaffin por nuk specifikoi se cfarë është biseduar.
Për Londrën zyrtare sa vjen dhe shtohet shqetësimi për misionin e evakuimit të shtetasve britanikë të larguar nga qytetet libiane duke u fshehur në shkretëtirë.

Autoritet e Tripolit nuk i kanë dhënë leje qeverisë britanike për të ndërrmarrë të tilla misione evakuimi.

Megjithatë përpjekjet e qeverisë britanike kanë mundësuar evakuimin e shumë britanikëve kryesisht punonjës në kompanitë e nxjerrjes së naftës përfshi 53 persona që punonin në ambasadën britanike në Tripoli.

Minstria e Jashtëme britanike beson se rreth 380 shtetas britanik ndodhen ende në Libi të cilëve i është bërë thirrje të kontaktojnë numrat e emergjencës për të organizuar largimin nga ky shtet.

Top Channel