“Simptoma” rebelimi edhe në Kinë

27/02/2011 20:50

Ai që po konsiderohet si “revolucioni Jasemin”, duket se po i shfaq simptomat e tij edhe në atë që duket si pjesa më pak e ndikuar e planetit, dhe ku pushteti mbyt cdo lloj proteste, Kinë.

Në Hong-Kong dhe në Shangai policia parandaloi disa grumbullime njerëzish që nëpërmjet internetit ishin njoftuar për të protestuar kundër regjimit të Pekinit.

Në Hong-Kong protestuesit u mblodhën para ndërtesës që njihet de facto si ambasada kineze, në përpjekje për të mbjellë lule jasemini jashtë saj, por u shpërndanë nga policia.

Në Kinë kordone policësh kontrollonin kalimtarët dhe paralajmëruan gazetarët e huaj të largoheshin nga qendra e Pekinit dhe e Shangait pasi një faqe kineze e internetit me qendër në SHBA, përhapi thirrje për të imituar revolucionin jasemine, që i gjen fillesat në protestat për të rrëzuar presidentitn Ben Ali në Tunizi.

Policia arrestoi disa persona, ndërsa Reuters filmoi autoritetet teksa shoqëronin me dhunë disa protestues. Në Tajvan mijëra tubues u mblodhën për të treguar solidaritetin e tyre me manifestimet në Kinë.

Top Channel