Tunizi, rikthehen protestat antiqeveritare

26/02/2011 08:35

Policia largoi turmat e dendura të tunizianëve, të cilët marshuan të premten në mbrëmje në kryeqytetin Tuniz, duke protestuar kundër qeverisë së përkohshme.

Ata kërkonin largimin e Kryeministrit Mohammed Ghannouchi, i konsideruar si një figurë e cila nuk mund të besohet, pas karrierës së gjatë politike nën urdhërat e ish-diktatorit Zine al-Abidine Ben Ali.

Ky i fundit u largua nga vendi, pas 23 vitesh në pushtet, si pasojë e protestave masive në dhjetor dhe janar. Kabineti i Ghannouchi-t drejton përkohësisht vendin, deri sa zgjedhjet e parakohshme të mbahen në mesin e korrikut.

Siç raportoi BBC, protestuesit lëshuan sllogane kundër Kryeministrit aktual, ndërsa theksuan se ai është një njeri i paaftë për të kryer reforma.

Top Channel