KS vendos sanksione kundër Libisë

26/02/2011 00:00

Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka vendosur sanksionet e para kundër Libisë.

Sanksionet hyjnë në fuqi që prej ditës së sotme. Lajmi njoftohet nga përfaqësuesja braziliane,  Luiza Riberio vendi i së cilës mban edhe presidencën e radhës në KS.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun u ka kërkuar vendeve kufitare me Libinë të mbajnë kufinjtë hapur për të pritur ndonjë eksod të mundshëm civil të popullit libian. Ki Mun apeloi gjithashtu ndaj komunitetit ndërkombëtar për të marrë masat në përballimin e një krize humanitare.

Top Channel