Irak, bombë rafinerisë, nafta pritet të rritet

26/02/2011 10:35

Një sulm me armë dhe me lëndë shpërthyese ka shkaktuar mbylljen e rafinerisë më të madhe të naftës në Irak, e ndodhur në Baiji, ndërsa të paktën dy punëtorë kanë mbetur të vrarë.

Një grup personash të armatosur sulmuan kompleksin industrial të ndodhur në provincën e Salahedinit, në veri të Bagdadit, në orën 4:30 të mëngjesit me orën lokale, sipas mediave ndërkombëtare.

Ata arritën të shpërthenin një bombë në një pjesë vitale të rafinerisë. Baiji ka qenë një zonë e kontrolluar më parë nga Al-Kaeda, e cila merrte financime të rëndësishme prej aktivitetit industrial në zonë.

”Rafineria ka ndaluar tërësisht punën dhe kjo është një humbje e madhe për të gjithë vendin, pasi Iraku varet shumë prej prodhimit të naftës. U deshën 50 makina zjarrëfikëse për të vënën nën kontroll zjarrin”, lajmëruan burimet policore.

Një drejtues brenda rafinerisë shtoi se dëmi është shumë i rëndë dhe ai do të dojë të paktën disa muaj për t’u riparuar. Pas këtij sulmi, Iraku do të prodhojë 150 mijë fuçi më pak në ditë, duke i dhënë një stimul të ri rritjes së çmimit të naftës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA