Eva Brown e Gaddafit

26/02/2011 16:15

Eva Brown ishte gruaja e cila u mbyll në bunker me Hitlerin gjatë momenteve më të vështira duke i qendruar pranë. Kjo histori përsëritet edhe me liderin libian, kolonel Gaddafin.

E përditëshmja britanike “The Sun” duke ju referuar një kabllogrami të publikuar në Ëikileaks ka zbuluar Eva Brounin e Gaddafit.

Ajo është një 38 vjeçare ukrainase me profesion infermiere me të cilën Muammar Gaddafi ka disa vite që bashkëjeton.

Galyna Kolotnysktka një femër bjonde, shumë tërheqëse është ukrainasja e cila po i qëndron pranë njeriut që ka futur Libinë në kaos.

Ajo mbetet një femër misterioze pasi asnjëherë nuk është fotografuar sëbashku me diktorin libian.

Një zyrtar ukrainas deklaroi për tabloidin britanik, se nuk kanë marrë ndonjë kërkesë nga ajo për ta evakuar duke konfirmuarar se Galyna është duke qendruar me Gaddafin.

Tatjana e bija e Kolotnysktkas ka deklaruar se ka humbur lidhjet me nënën e saj që prej shumë kohësh dhe e ka patur të pamundur të kontaktuarin.

Sipas një zyrtari ukrainas, i cituar në kabllogramin dërguar sekretares amerikane të shtetit Hillary Klinton në vitin 2009 shkruhet se “e dashura e Gaddafit udhëton me të kudo që ai shkonte”.

Kabllogrami e përshkruan lidhjen e tyre si “një dashuri shumë romantike dhe ukrainasen si një prej personave më të besuar në personelin e Gaddafit”.

Por tani dashurisë mes tyre duket se po i vjen fundi, në një kohë kur raportimet më të fundit nga Libia tregojnë se dita-ditës kundërshtarët e kolonel Gaddafit sa vjen dhe forcohen.

Top Channel