Djali i Gedafit: Shpresoj në bisedime

26/02/2011 00:55

Seif al Islam, njëri nga djemtë e Gedafit, deklaroi se shpreson se brenda ditës së shtunë do të mund të arrihet një marrëveshje “paqësore” mes autoriteteve dhe rebelëve.

Në një intervistë për televizionin shtetëror Libian, ai tha se pikërisht për këtë fakt po “mbahen” edhe forcat e ushtrisë, nuk po hidhen në rrugë, për të gjetur sipas tij një marrëveshje paqësore me protestuesit.

Ndërkohë, OKB ka vendosur embargo armësh, bllokimin e llogarive bankare si dhe kufizim udhëtimi për zyrtarët e lartë të shtetit afrikano-verior.

Top Channel