Brazil, bllokohet hidrocentrali gjigant

26/02/2011 08:30

Një gjykatë braziliane bllokoi planet për ndërtimin e një prej hidrocentraleve më të mëdhenj të botës, për shkak të dëmtimeve që do t’i shkaktonte projekti pyjeve të Amazonës.

Gjykatësi federal, Ronaldo Desterro, deklaroi se në projektin e prezantuar, mungonin kushtet mjedisore, për ndërtimin e digës së Belo Montes.

Njëkohësisht, ai ndaloi Bankën Kombëtare të Brazilit që të financojë projektin. Lajmi është një goditje e madhe për presidenten e vendit me mbi 200 milionë banorë, Dilma Rousseff, që shpresonte se ky hidrocentral do të sillte një përmirësim të rëndësishëm të infrastrukturës energjitike të vendit.

Planet për ndërtimin e një dige që do të formonte një rezervuar gjigant, u kundërshtuan ashpër nga popullsia indigjene e zonës, e cila theksoi se nëse lumi do të devijohej sipas planit, ata nuk do të mund të vazhdonin të jetonin në habitanin e tyre dhe sipas traditave qindra-vjeçare.

Top Channel