Beckham, me Kapelën Sistine në gjoks
26/02/2011 09:45
Ish-kapiteni i kombëtares së Anglisë, David Beckham, postoi në faqen e tij në një rrjet shoqëror fotot e para të një tatuazhi të ri të.
Të raportuar në mëngjesin e fotëm nga “Dialy Mail”, fotografitë tregojnë se David ka bërë një tatuazh të ri në gjoks, ku pasqyrohet Zoti dhe disa shenjtorë.
35-vjeçari është shumë i apasionuar pas artit trupor dhe Victoria i është bashkuar në një seri tatuazhesh gjatë viteve të fundit, por tatuazhi i fundit i ngjason më shumë Kapelës Sistine në Vatikan, se sa kraharorit të një njeriu.
Në tatuazh pasqyrohet Jezusi, i rrethuar nga tre ëngjëj, që Beckham i ka interpretuar si tre djemtë e tij, 11-vjeçari Brooklyn, 8-vjeçari Romeo dhe 6-vjeçari Cruz.
Top Channel