B.Fildishtë, rebelët pushtojnë qytetin

26/02/2011 08:45

Rebelët e Bregut të Fildishtë, në luftë për të larguar presidentin e jashtëligjshëm Laurent Gbagbo, kanë pushtuar me forcë një qytet në perëndimin e vendit.

Lajmin e bëri të ditur mëngjesin e sotëm BBC, ndërsa ngjarjen e konsideroi si një përshkallëzim të dhunës disa mujore në vendin afrikan.

Rebelët, të cilët kanë nën kontroll veriun e vendit, morrën nën zotërim qytetin Zouan-Hounien, gjatë një sulmi të realizuar gjatë natës.

Sipas dëshmitarëve, luftimet janë ndezur në kryeqëndrën e krahinës, në Jamusoukro, ndërsa OKB ka paralajmëruar për rrezikun real të degjenerimit të situatës në një luftë civile.

Situata në vendin më të madh eksportues së kokosit në botë është trazuar, pasi presidenti Gbagbo refuzon të largohet nga pushteti, edhe pse humbi në zgjedhjet e zhvilluara gjatë nëntorit.

Top Channel