Meksikë, vritet bosi i shumëkërkuar i mafias

25/02/2011 08:25

Një prej njerëzve më të kërkuar nga drejtësia meksikane u vra gjatë një shkëmbimi zjarri me policinë, lajmëruan burime zyrtare mëngjesin e sotëm.

44-vjeçari Luiz Humberto Peralta Hernandez ishte një prej drejtuesve të karteleve të drogës së Huarezit, i cili kontrollon shumicën e rrugëve që fusin substancat narkotike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas përllogaritjeve të policisë, Hernandez është përgjegjës për më shumë se 100 vrasje. Ai mbeti viktimë e një shkëmbimi zjarri me policinë në qytetin verior të Çihuahuas.

Ngjarja ndodhi ditën e martë, por dokumentat e rrema të identifikimit bënë që të vonohej identifikimi i Hernandezit. Me 3 mijë të vrarë në vitin 2010, Huarezi është qyteti më i pasigurtë i Meksikës.

Që prej vitit 2006, më shumë se 35 mijë persona kanë gjetur vdekjen, ndërsa autoritetet kanë nisur një sulm të përgjakshëm ndaj karteleve të drogës.

Top Channel