Libia, SHBA-BE, “aksione” të përbashkëta

25/02/2011 03:20

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian ritheksuan edhe njëherë nevojën për të dalë me një qendrim të përbashkët ndaj situatës në Libi.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan, Barak Obama, ai francez, Nikolas Sarkozi, kryeministri britanik, David Kamerun dhe ai italian, Silvio Berluskoni ranë dakort për koordinimin e aksioneve të menjëhershme për asistencë humanitare në vendin afrikano-verior.

Të katër liderët, sqaron më tej komunikata e Shtëpisë së Bardhë ranë dakort për të patur konsultime më të shpeshta e më të afërta në ditët e ardhshme.

Top Channel