Irlandezët i drejtohen kutive të votimit

25/02/2011 09:20

Qëndrat e votimit janë hapur në Irlandë, ndërsa më shumë se tre milionë persona kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet e para të përgjithshme që prej marrjes së një kredie të debatueshme nga Bashkimi Europian.

Votimet nisën në orën shtatë të mëngjesit dhe do të përfundojnë në orën dhjetë. Megjithatë, në disa zona të izoluara në ishujt të vegjël që formojnë Irlandën së bashku me ishullin kryesor, qëndrat e votimit u hapën që të mërkurën.

Në total, janë 566 kandidatë që lutojnë në 43 zona zgjedhore, për 165 vendet e parlamentit irlandez.

Zgjedhjet do të tregojnë impaktin që ka patur kriza ekonomike irlandeze në popullsinë e vendit. Dublini morri një kredi të debatueshme prej 85 miliardë eurosh nga Bashkimi Europian, më parë gjatë nëntorit.

Sipas anketave të bëra gjatë muajve të fundit, shumica e irlandezëve do të votojnë për ata që kanë premtuar rinegocimin e paketës së huamarrjes.

Papunësia në Republikën e Irlandës është aktualisht në nivelin e 13,4%, që përkthehet me 450 mijë të papunë. Asistenca për papunësisë është reduktuar së fundmi.

Në vështirësi të mëdha financiare janë sidomos ata të rinj, që përballen me kredi për të paguar shtëpitë dhe ulje të pagës, si kush për të ruajtur vendin e punës, pas krizës ekonomike që goditi veçanërisht rëndë shtetin ishullor.

Irlanda, një vend që në vitet fundin e shekullit XIX dhe fillimit të XX, kishte së bashku me Italinë fluksin më të madh të emigracionit drejt SHBA-së, po përjeton aktualisht një rikthim të kësaj tendence.

Në muajt e fundit, rreth 1 mijë irlandezë braktisin vendin çdo javë për kushte më të mira jetese në BE apo SHBA, edhe pse Irlanda është një ndër shtetet me të ardhurata mesatare për frymë më të larta të Europës.

Top Channel