Irak, protestuesit mbushin kryeqytetin

25/02/2011 09:25

Me mijëra demonstrues janë duke u dyndur në Shesin e Pavarësisë në Bagdad, Irak, në atë që nga opozitarët është quajtur si “dita e zemëratës”.

Sipas AFP-së, rreth 600 protestues u bashkuan që pa zbardhur dita në shesh, duke thirrur parrulla kundër papunësisë dhe Kryeministit Nouri al-Maliki.

Grumbullimi është organizuar prej disa ditësh nëpërmjet rrjeteve shoqërore, të frymëzuar nga revoltat që sollën ndërrimin e pushtetit në Tunizi dhe Egjipt.

Besohet se pjesëmarrja do të rritet shumë pasi njerëzit të realizojnë faljen e ditës së premte. Sipas disa raportimeve, mjete të ushtrisë irakene janë përpjekur të pengojnë turmat e njerëzve të kalojnë urat, që të fusin për në qendër të qytetit, ku ndodhet edhe Sheshi i Pavarësisë.

Top Channel