Bota arabe, thirrje për protesta të reja

25/02/2011 12:55

Liderat e opozitës në disa vende të botës arabe kanë shpallur planet për protesta masive gjatë drekës së sotme, në ato që do të jenë “ditët e zemëratave”.

Sipas “France 24”, Libia, Jordania, Jemeni dhe Iraku pritet të përfshihen sot nga protesta të dhunshme dhe duke parë përvojën e këtyre javëve të protestave, pritet që edhe viktimat të jenë të shumta.

Ndërkohë, në frontin më të nxehtë të Libisë, mësohet se po zhvillohen luftime në tre qytete të rëndësishme perëndimore, Misrata dhe Zavlia dhe Zuara.

Qytetet lindore janë tërësisht në duart e protestuesve, ndërsa ato pranë kryeqytetit Tripoli, mbeten ende në dorën e Muammar Gaddafi-t.

Top Channel