Ruci-Berishës: S’ke gojë të flasësh

24/02/2011 18:40

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruci u është përgjigjur akuzave të kryeministrit Berisha ndaj deputetëve socialiste dhe ndaj tij personalisht.

Duke replikuar ndaj deklaratës së kryeministrit në Kuvend, Ruci e ka bërë atë përgjegjës për një seri tragjedish të ndodhura në vend, për të cilat ai ka kërkuar dorëheqjen e Berishës.

“Sali Mubaraku, t’i ki kurajo, jep dorëheqje dhe nënshtroju hetimit për vrasjet e 21 janarit. Ty të bën apel nëna ligjore e Fatmir Xhindit që po dergjet në var prej dy vjetësh për shkak të pushtetit tënd, po bëjnë apel familjarët e 26 viktimave të Gërdecit, nëna e Hekuranit, fëmijët e Faikut e Ziverit që i vrave me pushtetin tënd”, ka deklaruar Ruci.

“Prandaj, ti ke detyrimin të përgjigjesh duke dhënë dorëheqjen nga qeverisja. T’i i ke duart të zhytura në llumin e korrupsionit, si ke guximin dhe flet para popullit shqiptar”, është shprehur ai.

Top Channel