B.Fildishtë, përshkallëzohet kriza

23/02/2011 15:25

Të paktën dhjetë, ushtarë besnikë ndaj presidentit të jashtëligjshëm Laurent Gbagbo, u vranë në Bregun e Fildishtë, ndërsa kriza politike vazhdon të përshkallëzohet.

Siç raportojnë burime nga kryeqyteti Abixhan, mjeti ushtarak që transportonte ushtarët u sulmua në një zonë të njohur si bensike e rivalit dhe fituesit të zgjedhjeve, Alassane Ouattara.

Një ditë më parë, ushtarët kishin vrarë gjashtë mbështetës të Ouattara-s, gjatë një demonstrate.

Një panel i përbërë nga lidera dhe figura të rëndësishme afrikane ndodhet në Abixhan për të ndërmjetësuar zgjidhjen e krizës, por situata duket ende pa rrugëdalje.

Laurent Gbagbo ishte president i Bregut të Fildishtë në vitet 1999-2010, por ai refuzon të largohet nga pushteti, edhe pse humbi zgjedhjet e mbajtura tre muaj më parë.

Ai vazhdon të drejtojë vendin, pavarësisht se me qindra kanë humbur jetën në protesta, sistemi bankar ra në kolaps, nuk njihet nga asnjë vend i madh dhe pavarësisht se ndaj vendit është deklaruar një bllokadë e përgjithshme ekonomike.

Top Channel