PS: Berisha, llogari për 21 janarin

22/02/2011 14:05

Partia Socialiste i ka bërë thirrje kryeministrit Sali Berisha që të japë llogari për 4 vrasjet e ndodhura më 21 janar, që sipas saj janë përgjegjësi e tij.

“Para se të dalë të flasë për puce që s’i beson askush, Berisha bën mirë të japë llogari për vrasjen e 4 shqiptarëve më 21 janar. Saliu të shpjegojë përse i dha urdhër gardës të hapë zjarr”, ka deklaruar zëdhënësja e PS, Megi Ajtyresa.

Më tej, zëdhënësja ka rikonfirmuar qëndrimin e opozitës së bashkuar se situata aktuale politike mund të zgjidhet vetëm me zgjedhje të parakohshme.

“E ftojmë Saliun të mos flasë përcartë, por t’i hapë rrugë së drejtës së popullit për të zgjedhur lirisht”, ka shtuar Ajtyresa.

Top Channel