Presidenti i Guienesë: Vendi ka falimentuar

22/02/2011 15:55

Presidenti i ri i Guinesë, Alpha Conde, deklaroi se financat e vendit janë në atë gjendje që vendi mund të konsiderohet si i falimentuar.

Në një intervistë të dhënë për BBC nga kryeqyteti Konakri, ai theksoi se junta ushtarake që drejtoi vendin përpara se ai të ngjitej në pushtet, ka abuzuar në atë formë me financat, sa e ka lënë gjendjen e vendit të “mjerë dhe të pashpresë”.

Sipas tij, përpara se të largoheshin, drejtuesit ushtarakë shpenzuan më shumë para në dy vjet, se sa kishin bërë në 50 vjetët që drejtonin vendin, që prej marrjes së pushtetit në vitin 1958, pak kohë pas shpalljes së pavarësisë nga Franca.

”Ata kanë grabitur të gjithë të ardhurat e shtetit, ndërsa printuan para në mënyrë të tillë, që e zhytën vendin në një inflacion të jashtëzakonshëm”, deklaroi Conde, që fitoi pushtetin në dhjetor 2010, pas zgjedhjeve të para demokratike të realizuara në historinë e vendit afrikanoperëndimor.

”Të gjithë investitorët e huaj janë larguar, pasi askush nuk i paguante më, ndërsa prodhimi bujqësor është inekzistent. Mund të deklaroj se më kanë lënë të drejtoj një vend, por jo një shtet. Guinea është tërësisht e falimentuar”.

Guinea është një prej vendeve më të varfëra në botë, pavarësisht faktit se ish-kolonia franceze është eksportuesi më i madh në botë i aluminit dhe baoksideve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA