Në Tiranë çdo ditë, grumbullohen rreth 700 tonë mbetje, sasi që jo e gjitha përfundon në landfill.
Duke ngritur shqetësimin e degradimit të mjedisit si pasojë e ndotjes nga mbetjet urbane, ministri i Mjedisit paraqiti strategjinë për menaxhimin e mbetjeve urbane, sipas së cilës, deri në vitin 2025, duhet që 55% e tyre të riciklohen.
“Tirana është njëkohësisht edhe metropoli i bizneseve që natyrshëm gjenerojnë sasira të konsiderueshme mbetjesh, përfshi këtu edhe sasi gjigande të mbetjeve inerte që gjeneron sektori i ndërtimit, tepër aktiv. Le të shtrojmë një pyetje. A është çështje vetëm e Bashisë së Tiranës? A duhet një vendimarrje e përbashkët për trajtimin e këtyre mbetjeve inerte? Padyshim investimet më të mëdha ndodhin në Tiranë, por pa një koordinim në nivel qarku, për depozitimin sidomos të inerteve, ne ndodhemi në situatë katastrofale, ku shpesh këto inerte hidhen nëpër lumenj duke i kthyer ato në ndotjes deri në det”, është shprehur Mediu.
Përfaqësuesja e Bashkisë së Tiranës, Majlinda Dhuka tha se për zbatimin e kësaj strategjie kërkohet koordinim mes pushtetit qendror dhe vendor, por edhe financim i njësive bashkiake.
“Për fatin e keq ajo që na mungon është pikërisht ky koordinim midis niveleve. Trajtimet janë të fragmentuara dhe mbetjen hidhen në mënyrë të rastësishme kudo që gjendet mundësia për t’i hedhur dhe jo vetëm që nuk kemi arritur t’i administrojmë siç duhen, por po sjellin pasoja të tjera për mjedisin. Nëse shkojmë drejt përqasjes së kufizimit të burimeve për njësitë e qeverisje vendore, gjë që ka ndodhur vazhdimisht këto kohët e fundit, nuk mund të pretendojmë që ata të kthehen në aktorë të zbatimit të politikave të tilla”, tha Dhuka.
Eksperti i të huaj tha se deri në mesin e vitit 2012 do të miratohen 12 projekte të cilat kanë në themel të tyre edukimin dhe reduktimin e mbetjeve, riciklimin e tyre, por edhe prodhimin e energjisë elektrike duke përdorur mbetjet si lëndë të parë.
Top Channel